​Gërvalla takohet në Nju Jork me homologun e saj nga Kuvajti

Aktuale

​Gërvalla takohet në Nju Jork me homologun e saj nga Kuvajti

Më: 18 shtator 2022 Në ora: 20:57
Foto nga takimi

Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla është takuar sot në Nju Jork me homologun e saj nga Kuvajti, Ahmed Nasser Al-Mohammed Al-Sabah, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet bilaterale, rajonale dhe për sfidat globale lidhur me sigurinë e ushqimit, energjisë dhe ndryshimeve klimatike.

Ministrja Gërvalla theksoi se Republika e Kosovës dhe Shteti i Kuvajtit qëndrojnë së bashku, përballë këtyre sfidave, në krah të aleatëve të përbashkët.

Ndryshe, Gërvalla po qëndron në Nju Jork, ku në margjina të edicionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) do të takojë homologë të saj dhe përfaqësues organizatash të ndryshme ndërkombëtare nga vende të ndryshme të botës.

Ajo në këto takime do të diskutojë për të arriturat e Kosovës, forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, qasjen e Serbisë ndaj zhvillimeve rajonale dhe për rreziqe që i kanosen rajonit dhe Evropës pas agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat