Analisti politik Xhevdet Pozhari në një shkrim në facebook ka reaguar në lidhje me një pyetje që i njejti po pranon në vazhdimsi.
“Disa hajnave dhe bashkëpunëtorëve të tyre që po më shkruajnë me ma mat pulsin se a do të hyjë në politikë, ju them veç një gjë: Lutuni që kurrë mos të më mbushet mendja, se krejt angazhimin do ta kisha me ju rras në burg”, ka shkruar Pozhari
Ai ndër të tjera shton që nuk e ka votuar këtë Qeveri për investime por me e pa një shtet ligjor me "Dubravën 12 kat" që mo kurrë mos me i shku mendja dikujt me e vjedh shtëpinë e vet, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Disa hajnave dhe bashkëpunëtorëve të tyre që po më shkruajnë me ma mat pulsin se a do të hyjë në politikë, ju them veç një gjë: Lutuni që kurrë mos të më mbushet mendja, se krejt angazhimin do ta kisha me ju rras në burg.
Pikën e merhametit nuk do ta kisha ndaj rrjepcanave që u bënë milionerë t'u e vjedh këtë vend dhe sot mundohen me shit moral.
Hiq nuk e kam votu këtë Qeveri për investime ku ju mbani ymyt që keni me i kap tenderat, se boll mirë e di se për qat arsye jeni qartë.
E kam votu veç me e pa një shtet ligjor me "Dubravën 12 kat" që mo kurrë mos me i shku mendja dikujt me e vjedh shtëpinë e vet.