Ishinger: Modeli i "dy Gjermanive” mund të siguroj urën deri te zgjidhja për Kosovën dhe Serbinë

Aktuale

Ishinger: Modeli i "dy Gjermanive” mund të siguroj urën deri te zgjidhja për Kosovën dhe Serbinë

Nga: F. B. Më: 19 shtator 2022 Në ora: 08:28
Wolfgang Ishinger

Diplomati gjerman Wolfgang Ishinger ka deklaruar se modeli i “dy Gjermanive” që u propozua në vitin 2007 si zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë edhe më tutje mund të shërbej si urë deri tek zgjidhja, këtë ai e publikoi në Tviter, shkruan “Kosovo-online”, transmeton “Bota Sot”.

Publikimi i kësaj “cicërime” në Tviter erdhi si përgjigje ndaj ish-ministrit të jashtëm të Kosovës Petrit Selimi i cili po ashtu në Tviter komentoi “kuadrin e ri” të dialogut që kinse kanë propozuar Gjermania dhe Franca dhe që dje qarkulloi ne medie.

Sipas atij plani, Serbia në dhjetë vitet e ardhshme nuk do të njihte formalisht pavarësinë e Kosovës, por duhet të pranoj Kosovën si realitet juridik edhe politik.

"Në fund të vitit 2007, ne treshja e Kosovës, pothuajse ia dolëm të arrijmë sukses me modelin e ‘dy Gjermanive’ që e kam propozuar. Ai edhe më tutje mund të siguroj urën drejt zgjidhjes në drejtimin e duhur”, tha Ishinger.

Diplomati gjerman Ishinger ishte përfaqësues i BE-së në treshen e bisedimeve, ku veç tij përfaqësues i Rusisë ishte ambasadori aktual në Serbi Aleksandar Bocan Harçenko, ndërsa përfaqësues i palës amerikane ishte Frenk Vizner. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat