Largimet nuk kanë të ndaluar/ LDK pranon dorëheqjen nga asamblisti në Prishtinë

Aktuale

Largimet nuk kanë të ndaluar/ LDK pranon dorëheqjen nga asamblisti në Prishtinë

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 11:10
Fisnik Osmani

Fisnik Osmani ka dhënë dorëheqje nga pozita e asamblistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prishtinë.

Dorëheqja e tij është bërë e ditur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Fehmi Kupina, gjatë mbledhjes së sotme të asamblesë komunale.

Kupina njoftoi se arsyeja e vendimit të Osmanit është personale.

Fisnik Osmani është zgjedhur javën e kaluar kryeshef i ndërmarrjes publike lokale “Termokos” .

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat