Të enjten dy seanca të Kuvendit – Rrustemi: Për dialogun drejtojuni Qeverisë

Aktuale

Të enjten dy seanca të Kuvendit – Rrustemi: Për dialogun drejtojuni Qeverisë

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 11:46
Adnan Rrustemi

Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të enjten të mbahen dy seanca.

Edhe pse nuk kishte kuorum zëvendësshefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Adnan Rrustemi tha se në rend dite të enjten janë Projektligji për Qeverinë, ai për Noterinë etj.

Kur foli për dialogun me Serbinë ai tah se duhet t’i drejtoheni Qeverisë në lidhje me këtë çështje, por që shtoi se asnjëherë nuk ka munguar transparenca.

Në mungesë të kuorumit u vendos të enjten të mbahen dy seanca që janë votimet për projektligjin për Qeverinë, noterinë etj”.

“Dialogun Kosovë-Serbi duhet t’i drejtohen Qeverisë sepse në kuvend nuk ka pasur dialog por që marrëveshja është e obligueshme me njohje më qendër”.

“Transparenca ka qenë e madhe me takime të vazhdueshme. Ka diskutime në Kuvend sa herë ka kërkesë në kuvend qeveria ka qenë e gatshme për të diskutuar. Mendoj që transparenca është e plotë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat