Hill flet rreth “propozimeve” për marrëveshjen Kosovë – Serbi

Aktuale

Hill flet rreth “propozimeve” për marrëveshjen Kosovë – Serbi

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 12:25
Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Serbi Christopher Hill ka  folur rreth “planit” për marrëveshjen Kosovë -Serbi që u publikua të dielën. Ai nuk ka pranuar të bëjë ndonjë kualifikim për dokumentin e publikuar.

“Kam dëgjuar për këtë, por e vetmja gjë që mund të them është se ne mbështesim fuqimisht BE-në dhe përpjekjet e saj për të zgjidhur këtë problem që është prezent prej kohësh. Mendoj se është koha për progres dhe i inkurajoj ata të bëjnë propozime për të dyja palët, por nuk më takon mua të komentoj përmbajtjen e atyre propozimeve”, tha Hill.

Ai nuk ka dashur të komentojë modelin e mundshëm të dy Gjermanive, i cili po ashtu përmendet si zgjidhje për raportet Kosovë -Serbi.

“BE-ja ka një detyrë të vështirë dhe ne i mbështesim. Nuk është e lehtë për ta dhe ajo që nuk kanë nevojë janë njerëz që nuk janë ulur në tavolinë me ta duke dhënë mendimet e tyre për të. Mund të them vetëm se ne i mbështesim “tha Hill.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat