Planifikimi i atentatit ndaj kryeministrit Kurti, deklarohen nga Qeveria

Aktuale

Planifikimi i atentatit ndaj kryeministrit Kurti, deklarohen nga Qeveria

Nga: A.SH Më: 19 shtator 2022 Në ora: 14:56
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan për të vrarë kryeministrin Albin Kurti dhe dy persona të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria.

Të paktën kështu rezulton në një dokument të bërë publik këtë të hënë nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano.

Nga zyra e Kryeministrit të Kosovës, kanë konfirmuar se kanë qenë të njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, duke mos e bërë publik për të mos hapur panik të qytetarët.

“Përgjigje në pyetjet tuaja rreth raportimit në media për një plan për atentat ndaj Kryeministrit Kurti në vitin 2021:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qenë i njoftuar për këtë rast nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë. Institucionet e sigurisë i kanë ndërmarrë të gjitha masat për parandalimin e këtij veprimi.

Rasti nuk është bërë publik për të mos përhapur panik”, thuhet në njoftimin e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat