Detaje të reja/ Personi që u tha se do ta vriste Albin Kurtin, del se ishte arrestuar më 2011 si simpatizant i një partie

Aktuale

Detaje të reja/ Personi që u tha se do ta vriste Albin Kurtin, del se ishte arrestuar më 2011 si simpatizant i një partie

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 16:18
Albin Kurti

Prek Kodra është personi në krye të planit që doli sot në mediet shqiptare për vrasjen e kryeministrit Albin Kurti, deputetit Xhavit Haliti dhe ish luftëtarit të UÇK-së, Ismet Haxhës. Por, ky person ishte arretuar në lidhje me politikën edhe në vitin e largët 2011.

Ky arrestim kishte ndodhur në gushtin e vitit 2011, kur po mbaheshin zgjedhjet komunale në Republikën e Shqipërisë.

Në atë kohë, 35 vjeçari Kodra dyshohej se “ishte vërsulur në drejtim të komisionerëve zgjedhorë”, e të cilët më pas i kishte bllokuar bashkë me rrugë-kalimet për te qendra e votimit.

Bëhej fjalë për komunën e Shalës në Shkodër.

Konflikti politik i asaj kohe kishte qenë mes simpatizantëve të dy partive politike, “Aleancës për të Ardhmen” (të kryesuar nga PD) dhe “Aleancës për Qytetarin” e udhëhequr nga PD.

Kodra besohet të ketë qenë simpatizant i njërit prej subjekteve politike të lartcekura.

Kujtojmë se Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar informacionin duke u shprehur se nuk e kishte bërë publik rastin për të mos krijuar panik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat