Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, gjatë një takimi me ambasadorin e Suedisë në Prishtinë Jonas Westerlund ka deklaruar se Kosova aspiron të jetë anëtare e NATO-s.
“Si dy shtete që aspirojmë të jemi anëtare të NATO-s dhe përqafojmë vlerat demokratike si pjesë e pandashme të shtetësisë, bashkëpunimi ndërmjet nesh është i natyrshëm dhe i domosdoshëm, andaj angazhimi i të dyja palëve do të jetë në këtë drejtim”, ka thënë ai.
Mehaj e ka informuar ambasadorin Westerlund mbi të arriturat e ministrisë që ai e drejton, zhvillimin e ushtrisë së Kosovës përmes Planit të Tranzicionit, organizimit të brendshëm, si dhe avancimit në resurse humane dhe operacionale, duke ofruar mbështetje në misionet ndërkombëtare, thuhet në komunikatë.