Presidetja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në ceremoninë mortore të Mbretëreshës Elizabeta II.
Ajo ka publikuar disa fotografi ku shihet krahë për krahë me presidentin amerikan, Joe Biden.
Osmani tha se në emër të popullit të Kosovës i shprehu mirënjohje dhe për partneritetin e palëkundur, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden sot gjatë Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II.
Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve. 🇽🇰🇺🇸
![Image](/media/botasot.info/images/2022/September/19/auto_321663601074.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2022/September/19/auto_331663601075.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2022/September/19/auto_341663601077.jpg)