Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka reaguar pas raportimeve se ishte planifikuar vrasja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Geci, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka komentuar këto raportime duke i ndërlidhur me rastet që i kanë ndodhur atij personalisht.
Ish deputeti ka thënë se vrasja e tij është planifikuar 24 herë, e kanë plagosur e ia kanë vrarë dy shokë, duke aluduar në vrasjen e gazetarit të gazetës “Bota sot”, Bekim Kastrati e truprojës së presidentit Rugova, Besim Dajaku.
Vet Geci kishe mbetur i plagosur në të njëjtin atenat.
Geci po ashtu ka treguar se disa herë policia e ka njoftuar se e ka jetën në rrezik.
Postimi i plotë:
MOS U TUTNI O BURRA SE.
Që 24 vjet, minimum nja 24 herë kanë bo plane, e kanë tentuar të më vrasin, i kanë shpraz nja 60 plumba kallashi mbi automjetin tim, më kanë plagosur, mi kanë vrarë dy shokë, kanë bo plane e plane.
Kanë ardhur policia në shtëpi dhjetëra herë ruaju se e ke jetën në rrezik
Por, pa thanë ai nalt këta poshtë veç munden mu shëtit kah dardha e Ahmatit.