Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës e cila sipas tij po e injoron diasporën.
Përmes një shkrimi në Facebook, Lekaj ka thënë se ka marrë dhjetëra mesazhe nga bashkatdhetarë të cilët tregojnë për mos kompensimin e mjeteve për sigurimin kufitar nga Ministria e Financave.
“Ata janë mashtruar me pretekstin se do të rimbursohen, gjë që nuk ka ndodhur tash e dy muaj”, ka shkruar ai.
Lekaj ka paralajmëruar se të enjten do t’i drejtohet ministrit Hekuran Murati për këtë çështje.