​Kurti e Minxhozi diskutojnë mbi përgatitjet për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Aktuale

​Kurti e Minxhozi diskutojnë mbi përgatitjet për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 20:02
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë Qemal Minxhozi.

Ata biseduan mbi përgatitjet për shënimin e 110-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.

Në takim u theksua bashkëpunimi gjithnjë e në rritje ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. 

Duke biseduar për statusin dhe nivelin e zbatueshmërisë së marrëveshjeve të nënshkruara në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, u potencua se këto marrëveshje kanë hapur kapituj të ri pozitiv të afrimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, thuhet në komunikatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat