Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbot ka falënderuar të gjithë për mesazhet ngushëlluese për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II.
Përmes një postimi Twitter, Abbott ka thënë se mbretëresha ishte shkëmb në të cilin kombi modern u ndërtua.
“Dëshiroj ta shfrytëzoj këtë mundësi që t’iu falënderoj të gjithëve për mesazhet ngushëlluese që ne kemi pranuar që nga vdekja e lartmadhërisë së saj, Mbretëreshës më 8 shtator. Shumica prej nesh nuk ka njohur kurrë ndonjë monarke tjetër britanike në fron. Mbretërimi i saj mbi 70 vjeçar është më i gjati i regjistruar i ndonjë mbreti britanik. Ajo është pjesë e dhembshurisë sonë kolektive. Ajo ka qenë shkëmb në të cilin kombi ynë modern ishte ndërtuar. Mbretëresha Elizabeth ka jetuar dhe ka mbretëruar me dinjitet, dhembshuri dhe me dedikimin më të madh në shërbim të popullit të saj”, ka thënë ambasadori britanik në Kosovë në videon e postuar në Twitter.
Sipas tij, Lartmadhëria e Tij, Mbreti Charls e ka vizituar Kosovën disa herë dhe simpatia e tij për Kosovën sipas Abbot do të përforcoj marrëdhëniet edhe më tej në të ardhmen.
“Zoti e ruajt Mbretin”, ka thënë Abbot.