Haki Abazi ka shkruar se marrëveshja sipas modelit të dy Gjemranive është e papranueshme.
Sipas tij, ky model mund të aplikohet në raport Kosovë-Shqipëri si kundërpërgjigje ndaj sabotimit të Serbisë dhe shtrirjes së influencës ruse dhe kineze në Ballkan por assesi në raport me Serbinë.
Postimi në Facebook:
Marrëveshja sipas modelit të dy Gjermanive është model i propozuar në vitin 2006 nga qarqet e Beogradit. Ky propozim në thelb është gabim dhe i papranueshëm. Kosova mund të pranojë këtë model në raport me Shqipërinë me perspektivën e bashkimit me Shqipërinë si kundërpërgjigjëje ndaj sabotimit të Serbisë dhe shtrirjes së influencës Ruse dhe Kineze në Balkan por asesi në raport me Serbinë. Pavarësia e Kosovës është projekt i kompromisit për Paqe dhe jo falje ndaj Serbisë dhe krimeve që ajo ka bërë mbi shqiptarët në më shumë se dy shekuj radhazi.