Çitaku kirtikon Kurtin: Emërimi i Ardita Sinanit është jo vetëm hap i gabuar, por edhe i dëmshëm

Aktuale

Çitaku kirtikon Kurtin: Emërimi i Ardita Sinanit është jo vetëm hap i gabuar, por edhe i dëmshëm

Nga: A.SH Më: 20 shtator 2022 Në ora: 08:18
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku vendimin e Kurtit për emërimi e Ardita Sinanit si këshilltare për Preshevë, Medvegje dhe Bujanoc pranë zyres së Kryeministrit të Kosovës e ka quajtur hap të gabuar, dhe të dëmshëm.

“Qeveria e Republikës së Kosovës nuk duhet të përçajë shqiptarët në Luginë, por duhet të synojë t’i bashkojë ata”, ka shkruar ajo.

Shkrimi i plotë:

Asgjë personale me zonjën Ardita Sinani ( e kam mbështetur edhe publikisht pasi u shkarkua nga detyra muaj më parë) mirëpo emërimi i saj si këshilltare për Preshevë, Medvegje dhe Bujanoc pranë zyres së Kryeministrit të Kosovës është jo vetëm hap i gabuar, por edhe i dëmshëm.

Sikur Kryeministri të ishte i sinqertë në qëllimin e tij për të ndihmuar shqiptarët e luginës nuk do të emëronte znj Sinani, për shkak se Ardita është kryetare e një subjekti politik në Preshevë. Sikur Kurti të ishte i sinqertë në qëllimin do të emëronte dikë a partiak. Së paku formalisht, zonja Sinani, para se ta publikonte vendimin për emërim si këshilltare politike në Qeverinë Kurti, do të duhej ta kishte publikuar dorëheqjen si Kryetare e PVD-së në Preshevë.

Qeveria e Republikës së Kosovës nuk duhet të përçajë shqiptarët në Luginë, por duhet të synojë t’i bashkojë ata. Fatkeqesisht, qasje të njejtë destruktive e tendenca përçarëse Kryeministri Kurti ka shfaqur edhe me përpjekjet e tij për të ndërhyrë ne skenën politike në Shqipëri, Maqedoni, etj.

Më vije keq që zonja Sinani ka pranuar të bëhet pjesë e një projekti të tillë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat