Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami ka reaguar ndaj Baton Haxhiut.
Ai përmes një postimi në Facebook thotë se Haxhiu është flamurtar i zbulimit të dokumenteve sekrete.
Islami shkruan se, Haxhiu do të jetë marionetë e atyre që Kosovës po i përgatitin të keqën.
Postimi i plotë:
Baton Haxhiu, si çdo herë flamurtar i zbulimit të dokumentave sekrete!
Defekti i interpremtimit të dokumentit nga Batoni, nuk e ka përmend autominin për veriun pa njohje, që defacto shteti i Kosovës minohet por edhe ekzistenca e tij!
Baton Haxhiu gjithmonë do të jetë marionet e atyre që Kosovës i përgaditin të keqën!
Dugi që fliste për bashkim sa ishte në LVV, sot po flet sikur me kanë zëdhënsi i autonomisë sërbe për veriun!
Të gërditshëm!