Nga 1166 seanca të monitoruara nga IKD, çdo e pesta seancë është shtyrë

Aktuale

Nga 1166 seanca të monitoruara nga IKD, çdo e pesta seancë është shtyrë

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 11:34
Anesa Hoxha

 Nga 1166 seanca të monitoruara të natyrës civile nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), gjatë vitit 2021, 911 prej këtyre seancave janë mbajtur, ndërsa 255 të tjera janë shtyrë.

Kjo e dhënë është raportuar të martën gjatë prezantimit të raportit “Regresi  i drejtësisë civile” i cili është rezultat i monitorimit të drejtpërdrejtë dhe sistematik që IKD i ka bërë procedimit të rasteve gjyqësore civile gjatë vitit 2021, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas hulumtueses nga IKD, Anesa Hoxha, shprehur në përqindje i bie se 78.1% e seancave gjyqësore civile janë mbajtur derisa 21.8% e tyre janë shtyrë e që rezulton se çdo e pesta seancë civile është shtyrë.

Arsyeja më e madhe e shtyrjes së seancave gjyqësore të kësaj natyre, sipas Hoxhës del të jetë, mungesa e paditësit në 107 raste, pasuar në mungesën e të paditurit në 84 raste.

Por se sipas Hoxhës, jo në pak raste  edhe vet gjyqtarët kanë qenë arsyeja pse seancat gjyqësore në rastet civile janë shtyrë.

“Gjatë monitorimit, IKD ka evidentuar gjithsej 63 seanca gjyqësore ku për shkak të mungesës së gjyqtarit është shtyrë seanca gjyqësore. Kështu, shprehur në përqindje, në 24.7% të rasteve kur seancat gjyqësore shtyhen, shkak i kësaj janë vet gjyqtarët”, tha Hoxha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat