Raportin e Auditimit për MSh-në s’e shqyrton Komisioni, deputetët kërkojnë shkrimin e ministrit

Aktuale

Raportin e Auditimit për MSh-në s’e shqyrton Komisioni, deputetët kërkojnë shkrimin e ministrit

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 12:27
Foto nga takimi

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike në mbledhjen e radhës ka marrë vendim që dhe raportin e auditimi për ShSKUK dhe MSh për vitin 2021 t’i dërgojë në seancë pa i shqyrtuar.

Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami tha se kanë vendosur që këto dy raporte të procedohen për në seancë të Kuvendit.

“Shqyrtimi për raportit e Auditimit për ShSKUK dhe MSh do të shkojnë në seancë. Për Ministrinë e Shëndetësisë ne nuk e kemi shqyrtuar raportin, por kemi vendosur ta dërgojmë në seancë”.

Në mbledhje është shqyrtuar raporti i Auditimit për Zyrën Kombëtare të Auditimit, për vitin 2021.

“Ne kemi marrë shkresë nga auditorja që të iniciohet procedura për marrëveshjen për kompaninë Sigma. Ajo çka e kishim parë të vlefshme përgatitja e një dokumenti. A mund të shihet si konflikt interesi. A do të duhej që ne si komision që një vlerësim i tillë të bëhet në një institucion si auditimi”, tha Bajrami.

Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme, tha se numrin më të madh të rekomandimeve të auditorit të brendshëm i kanë përmbushur.

Kur foli për rekrutim ajo tha se po punojnë me ambasadën britanike, por që kanë nevojë për 180 pozita e me ligj u lejohen 173.

“Ajo çka e ka evidentuar auditori është më sistemin e prokurimit. Ne i kemi dërguar shkresë KRPK të marrin sqarim. Sipas zyrtarit të prokurimit është çështje që ndodh në mënyrë automatike. Ligji e lejon që anëtarët e Komisionit mund të jenë anëtar të Komisionit të vlerësimit”.

Janë 7 rekomandime të auditorit të brendshëm. 5 rekomandime janë zbatuar. Në fushën e logjistikës janë dhënë 3 rekomandime që kanë të bëjnë me gjendjen e veturave. Janë 11 vetura, 7 të amortizuara. Në fushën e menaxhimit janë dhënë 6 rekomandime. Në fushën e prokurimit janë dhënë 6 rekomandime që lidhen me kontratën e auditimit. Sa i përket trajnimeve nga ambasada britanike është një grup dhe i ndajmë përvojat tona. Kërkesës buxhetore për rritjen e punonjësve në ligjin për buxhet është 180 punonjës. Buxhetin e kemi vetëm për 173 pozita”.

Deputeti i VV-së Eman Rrahmani, tha se sa i përket rekrutimit të stafit është i nevojshëm bashkëpunimi me ambasadën britanike.

“Trajnimi me ambasadën britanike a ka me qenë pjesë e rekrutimit. Përmendët poashtu në buxhetin për vitin e ardhshëm edhe blerjen e dy veturave. Tek çështja e marrëveshjes më ambasadë kanë pas marrëveshje edhe me komunën e Prishtinës dhe nuk merren me procesin e rekrutimeve”.

Besoj është e dobishme një marrëveshje e tillë me ambasadën. Ju si auditorë jeni mbikëqyrës të Qeverisë. Shorti është në kundërshtim me ligjin”.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, kërkoi më shumë efikasitet sa i përket të gjeturave.

Disa të gjetura sa i përket Auditimit të jenë më efikas sepse është në interes të qytetarëve. Shorti a është në kundërshtim me ligjin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat