Opinionisti Petrit Dibrani, ka kritikuar ashpër kreun e Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqin. Në një shkrim të dërguar në “Bota sot”, ai ka thënë se PDK-së po i dridhen themelet, si subjekti më i madh opozitar në Kosovë.
Shkrimi i tij i plotë:
Të trazuar apo të hutuar, pas zgjedhjeve të super fituara nga Albini dhe zonja Presidente e cila thoshte, “kurrë me Vetëvendosjen” apo humbja e rrugës në oborr, nga naiviteti dhe papjekuria politike për të udhëhequr një subjekt si PDK-së me ish të burgosur, ish-ushtarë të UÇK-së, ish-pjesëmarrës në disa procese të rëndësishme për Kosovën, po i dridhë themelet e subjektit më të madh momental, opozitar?!
Zgjedhja e ngutshme e një njeriu si Memli Krasniqi në krye të PDK-së, ishte gabim dhe drejtim i gabuar për këtë subjekt politik.
Nëse kthehemi pak kohë mbrapa dhe e kujtojmë sjelljen e të lartëcekurit, kur u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe menjëherë, hoqi nga holli i brendshëm i ministrisë, fotografitë e dy figurave emblematike kombëtare, atë të Nënë Terezës dhe ideatorit, arkitektit të Pavarësisë së Kosovës dhe ish-Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova, atëherë ç’farë mund të pritet nga ky njeri naiv, servil, puthador dhe totalisht i papjekur politikisht dhe madje edhe i “verdhë në zhargonin popullor” edhe si personalitet!
Të shkruaj më gjatë për kryetarin e PDK-së, mund edhe t‘i bëj nder gjë që, aspak nuk e meriton.
Me ty si Kryetar PDK-sës mbetet vetëm një subjekt i përçarë.