Rama takohet në New York me liderët e Ballkanit Perëndimor, poston foto krah Vuçiç, Vjosa Osmanit e Dritan Abazoviç

Aktuale

Rama takohet në New York me liderët e Ballkanit Perëndimor, poston foto krah Vuçiç, Vjosa Osmanit e Dritan Abazoviç

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 21:13
Foto nga New York

Kryeministri Edi Rama ndodhet në SHBA ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Kreu i qeverisë është takuar sot në New York me liderët e Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell.

Rama ka postuar në rrjetin social Facebook një foto krah Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministrit në largim të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dmitar Kovaçevski.

Postimi i Edi Ramës:

New York – Me liderët e Ballkanit Perëndimor, ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme dhe Zv/President i Komisionit Europian, Joseph Borrel.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat