Anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti e ka vlerësuar të gabuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti, i cili flet për mundësi lufte në Kosovë.
Ai ka thënë se me këtë veprim, ai po i jep jehonë deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili deklaratat se situata mund të përkeqësohet në Kosovë, i përsëriti edhe sot në New York.
“… deklaratave të tij po o u bën jehonë edhe kryeministri ynë në Kosovë. Ai po flet për përkeqësim të situatës në Kosovë, përmend Kinën e Rusinë”, ka thënë Hamiti në “DPT te Fidani”.
“Serbia po ia del të ulet jo në dy karrige, por në tri e katër”, ka thënë Hamiti.