Megjithëse janë bërë rreth tre javë që ka filluar greva, nuk po shihet se edhe këtë javë nuk do të ketë lëvizje në hapjen e shkollave dhe fillimin e punës në disa institucione të tjera që janë të përfshirë në grevë.
Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, tha se qeveria e Kosovës është barrikaduar keq karshi kërkesave sindikale.
Në magazinën informative "Lajmet e Fundit" në RTK, ai ka kritikuar edhe Avokatin e Popullit, e që sipas tij, ka qenë një anshëm në propozimet e tij për të ndalë grevën.
“Avokati i Popullit ishte i një anshëm, sepse shumë nga pikat që i ka dhënë Avokati i Popullit, nuk janë të pajtueshme për grevistët”, theksoi ai.
“Unë, Avokatit të Popullit i bëj ftesë nga këtu që ai të mos jetë i një anshëm, në të kundërtën, ne tërhiqemi nga dialogu, dhe më, ne nuk mbajmë takim pa praninë e mediave, sepse jemi të interesuar që populli ynë ta shoh realitetin, SBASHK-u, nuk thyhet me presione, uniteti ynë është i dëshmuar edhe më kryeministra të tjerë”, tha ai.
Jasharaj ka kritikuar Kurtin për mungesë të qasjes në dialog dhe për të zgjidhur, duke thënë se Kurti e ka 'bulizuar' ndaj tij në përdorimin e fjalës ‘vëlla’.
Rrahman Jasharaj, kryetar i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, tha se qeveria ka mundësi për të siguruar mjetet dhe për të ndarë shumën që kërkohet prej 100 euro. “Qeveria Kurti mbetet e barrikaduar, nga të gjithë, ne kemi vërejtje tek ministrja Nagavci", tha ai.
Sipas tij është një numër i vogël i mësimdhënsve që po mbajnë mësim dhe se qeveria nuk duhet të mburret me të.