Osmani takohet me dy zyrtarë të lartë amerikanë në New York

Aktuale

Osmani takohet me dy zyrtarë të lartë amerikanë në New York

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 08:27
Vjosa Osmani në New York, me zyrtarë të lartë amerikanë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York është takuar me Këshilltarin e Departamentit Shtetëror Chollet dhe emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Osmani ka thënë se kanë diskutuar për integrimin euroatlnatik të Kosovës.

“Theksova që është një domosdoshmëri për stabiltiet të qëndrueshëm”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shprehur falënderim edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Falenderoi SHBA-në për rolin e tyre aktiv në mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi”, ka shkruar ajo në Twitter.

Vizita e Osmanit lidhet në kuadër me organizimin tradicional të asamblesë së OKB-së.

Osmani të hënën ka qenë edhe në Londër, ku në funeralin e Mbretëreshës Elizabetë e ka takuar edhe presidentin amerikan, Joe Biden. 

Image
Vjosa Osmani në New York, me zyrtarë të lartë amerikanë
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat