Asambleisti i Lëvizjes i Vetëvendosje në Prishtinë, Berat Lahu është arrestuar sot në Prishtinë.
Berat Lahu, dhëndrri i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, është arrestuar sot në kuadër të aksionit “Brezovica 6”.
Lajmin për arrestimin e Lahut e ka konfirmuar prokurori i rastit, Rasim Maloku.
Prokurori Rasim Maloku tha se Lahu dyshohet për veprën penale “Ushtrim ndikimi”.
Aksioni është duke vazhduar dhe deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë, sipas prokurorisë personat e prangosur dyshohen kryesisht për mmarrje dhe dhënie ryshfeti.
Aksioni i policisë bashkë me Prokurorinë e Ferizajt ka nisur herët në mëngjes dhe është kryer bastisje të paktën në 11 lokacione, duke u theksuar se bastisje pati edhe në lagjen “Velania” në Prishtinë.