Asambleitsi i LVV-së Berat Lahu i cili mbeti sot i arrestuar në rastin “Brezovica 6”, dikur i kishte konsideruar si shpifje raportimet e mediave, për përfshirjen e tij në rastin “Brezovica”.
“Është shpifë prej plotë mediave që kanë shpif kanë me u përball me padi. Ka qenë shpifje arrestimi edhe ajo që m`u ka bastis shtëpia, e shpifje u kanë edhe ai lajmi që unë jam në arrati”, kishte deklaruar Lahu.
Po në atë muaj, Prokuroria e Shtetit kishte lëshuar urdhër-arrest ndaj Lahut mbi dyshimet për përfshirjen e tij në rastin “Brezovica”, bazuar në dokumentet të cilat i posedonte media.
Shtëpia e asamblistit Lahu ishte bastisur sot rreth orës 05:00 të mëngjesit, por ai nuk ishte ndodhur aty.
Por, Policia e Kosovës i kishte lënë atij një ftesë për paraqitje në stacionin policor dhe i njëjti ndodhet në kërkim policor.
Berat Lahu, dhëndrri i ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, është arrestuar sot në kuadër të aksionit “Brezovica 6”.
Lajmin për arrestimin e Lahut e ka konfirmuar prokurori i rastit, Rasim Maloku.
“Po, është arrestuar [Berat Lahu]”, ka thënë Maloku.
Lahu, anëtar i grupit të asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Lahu është asambleisti më i votuar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës, sipas zgjedhjeve lokale të 14 tetorit, 2021.
Shtatë persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në kuadër të aksionit “Brezovica” të Prokurorisë së Ferizajt.
Aksioni është zhvilluar në tri lokacione: Prishtinë, Podujevë dhe Fushë Kosovë.