Dalin detaje nga takimi i Osmanit me Escobarin në Nju Jork

Aktuale

Dalin detaje nga takimi i Osmanit me Escobarin në Nju Jork

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 11:29
Pamje nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani takoi këshilltarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Derek Chollet dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e 21 shtatorit të lëshuar nga Presidenca e Kosovës, thuhet se Osmani theksoi nevojën për të ecur përpara me procesin e dialogut me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke.

Në takim me zyrtarët e lartë amerikanë, Presidentja Osmani ka diskutuar për zhvillimet e fundit në rajon dhe më gjerë si dhe bashkëpunimin e mëtejm për ta avancuar integrimin euroatlantik të Kosovës, si një parakusht për stabilitet afatgjatë.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve, dhe në veçanti përkrahjen e SHBA-ve në procesin e dialogut. Ajo gjithashtu theksoi nevojën për të ecur përpara me procesin e dialogut me Serbinë, të përqëndruar në njohjen reciproke. Presidentja Osmani, potencoi nevojën që Serbia t`i zbatojë obligimet e saj nga marrëveshja për udhërrëfyesin e energjisë dhe nevojën urgjente që të arrihet sukses sa i përket marrëveshjes për të zhdukurit me dhunë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat