Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala e ka lënë përgjegjëse për grevën në arsim, Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin.
Shala për media thotë se Nagavci duhet të shkarkohet, meqë nuk arriti të bëj zgjidhje.
“Përgjegjësi të madhe ka Ministrja e Arsimit Arbërije Nagavci e cila me shumë e ka luajt rolin e thyerjes së grevës së sindikatës se sa Ministre e Arsimit dhe e mira e së mirës do të jetë të shkarkohet nga detyra dhe përgjegjësia e Ministres sepse nuk i ka kryer punët në përputhje me mandatin që ka”, tha Shala.
Ai tutje tha se greva duhet të përfundoj, sipas tij, është humbje e madhe mungesa e fëmijëve në shkolla ku po dëmtohet vetëm interesi i nxënësve, shtoi Shala. Vjollca Gajraku.