Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka zhvilluar sot një takim me Komisionin e Arsimit.
Anton Berisha ka reaguar në lidhje me sjelljen e deputetit nga radhët e VV-së, Dimal Basha.
Ai ka thënë se, sjellja e tij shpërfaq modelin tipik antikulturor të kësaj klase politike që për fatin e keq ka fituar votat e qytetarëve të Kosovës.
Postimi në Facebook:
“Po piskas se s’merr ti vesh ndryshe”
- deputeti Dimal Basha, në ambientet e Kuvendit të Kosovës, me zë, përmbajtje e gjeste pa asnjë respekt për bashkëbiseduesin shpërfaqte modelin tipik antikulturor të kësaj klase politike që për fatin e keq ka fituar votat e qytetarëve të Kosovës.
E kur sheh sjellje të tilla s’ka se si të mos kujtohet dilema e ât Zef Pllumit që nuk mund të kuptonte :” se si një popull kaq i vogël si shqiptarët, ka mujt me nxjerr kaq shumë rrugaça”