Eksperti i sigurisë Agim Musliu, ka komentuar lajmin për ndaljen e atentatit të planifikuar nga I dyshuari Prekë Kodra, ndaj kryeministrit Albin Kurti si dhe të deputetit Xhavit Haliti dhe ish-komandantit Ismet Haxha.
Ai ka përgëzuar institucionet e intelegjencës së Kosovës për “ndaljen e fatkeqësisë”, duke thënë se ndodhi një mrekulli, përcjell Bota sot.
Reagimi i Musliut në Facebook:
Bravo: Kur ndalet një e keqe, askush nuk e merr vesh, ndërsa kur ndalet një fatkeqësi, realisht ndodh një mrekulli, të cilën prapë nuk e merr vesh publiku!
Është shumë e vështirë të vish deri të një informatë e tillë; është shumë e vështirë ta dallosh dhe analizosh atë (nëse është e vërtetë apo dezinformatë ose çorientim); dhe edhe më e vështirë t'ia komunikosh një kërcënim të tillë autoriteteve, dhe veçmas nëse autoritetet (si Kryeministri Kurti) janë vet viktima potenciale!
Një re bravo e madhe për Kosovën dhe inteligjencën!
Me një fjalë - profesionalizëm!
Menaxhimi me panikun është prej profesionalizmit maksimal!