KFOR-i ka njoftuar se gjatë kohës së kësaj stërvitje në vendet përreth bashkësive lokale mund të pritet frekuentim dhe lëvizje e trafikut të automjeteve ushtarake dhe civile, transmeton “Bota Sot”.
Në kumtesë thuhet se do të merren masa të nevojshme që të zbutet situata e pakëndshme dhe pengesat që mund të dalin banorëve lokal gjatë stërvitjes.
Në stërvitje do të marrin pjesë personal nga misioni paqeruajtës i KFOR-it dhe EULEX-it në kontekstin e operimeve në situatat e jashtëzakonshme, ku personeli i KFOR-it vazhdon të veproj në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-it, në harmoni me konceptin e reagimit të “parë, dytë dhe tretë” thuhet në kumtesën e KFOR-it.
"Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO vazhdon të fokusohet në përmbushjen e përditshme të detyrave dhe obligimeve për të krijuar siguri të mjedisit dhe lirisë së lëvizjes për të gjitha bashkësitë që jetojnë në Kosovë, në harmoni me rezolutën 1244 të OKB-së” thuhet në kumtesë.