Në 24 vjetorin e vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqi, deputeti i LDK-së, Anton Quni, i ka bërë thirrje drejtësisë për zbardhjen e këtij akti kriminal.
“Hero i Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi, ti je i përhershëm në kujtimet tona, sepse e përhershme është liria dhe pavarësia e Republikë së Kosovës!”, ka shrkaur ai.
Postimi në Facebook:
24 vjet më parë, në kohë vendimtare për çlirimin e atdheut tonë, dora e errët e në mes të errësirës e privoi nga jeta strategun ushtarak, Ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, bashkëpunëtorin e afërt të Presidentit Rugova, Kolonel Ahmet Krasniqin.
Drejtësia duhet të zbardh sa më parë këtë akt kriminal, i cili e ka goditur mbarë kombin tonë!
Hero i Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi, ti je i përhershëm në kujtimet tona, sepse e përhershme është liria dhe pavarësia e Republikë së Kosovës!