Kokaj komenton për notat e dobëta të Bashës

Aktuale

Kokaj komenton për notat e dobëta të Bashës

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 18:38
Jahja Kokaj

Deputeti i Vetëvendosjes, Jahja Kokaj, ka dhënë një vlerësim për kolegun e tij, Dimal Bashën, të cilit iu bënë publike notat e dobëta që kishte në shkollë.

Ai e ‘çoi në qiell” Bashën me lëvdata.

“Personi të cilin e përmende mendimet i ka shumë të organizuara, i ka shumë sistematike dhe shumë të qëlluara… Unë kam biseduar me të edhe shqip edhe anglisht,e  shoh që organizmi i mendimeve të tij është koherent, është i organizuar, është shumë preciz, i mprehtë në mendime. Ka kulturë shumë të gjerë komunikimi, shihet se ka lexuar, ka kulturë filozofike. Nuk du me i dhënë komplimente pse qenka anëtar i partisë time, por dua ta them realitetin se ai është i përgatitur. Pse ka qenë një herë nxënës i dobët, ajo sipas mendimit tim është irelevante. Indikacioni që të jesh gjithmonë i shkëlqyeshëm flet për një potencialitet gjenetik”, tha Kokaj.

Kujtojmë që sot gjatë mbledhjes së Komisionit për Arsim, pati një përplasje mes kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe deputetit Dimal Basha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat