Deklarohet Flocky pas takimit me Kurtin: Nuk arritëm një zgjidhje për grevën në arsim

Aktuale

Deklarohet Flocky pas takimit me Kurtin: Nuk arritëm një zgjidhje për grevën në arsim

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 19:18
Foto nga takimi

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës Rrahman Jashari dhe drejtoresha e Përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës (ETUCE) Susan Flocken, kanë pasur një takim të mërkurën me kryeministrin Albin Kurti.

Ky takim, siç u njoftua nga një konferencë për medie, nuk ka prodhuar asnjë rezultat sa i përket grevës së përgjithshme.

Kreu i kësaj sindiakte, Rrahman Jashari, ka thënë se greva do të vazhdojë, dhe se orët e humbura nuk do të kompensohen.

“Sot zonja ka pasur një takim me kryeministrin Kurti, e kemi shoqëruar edhe ne, dhe i them faleminderit që është me ne dhe u përpoq që ta tejkalojmë këtë situatë”, u shpreh Jasharaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat