Në Kosovë, kryeministri Albin Kurti tha sot se nuk i komenton dokumentet e publikuara pa autorë lidhur me mundësitë e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Ndërsa ritheksoi se kjo mund të ndodhë vetëm me njohje të ndërsjellë.
Gjatë fundjavës mediat vendase botuan një lajm për siç u tha një dokument të propozuar nga Franca dhe Gjermania për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa njohje të ndërsjellë./VOA