Ish-deputeti i Kuvendit, dhe njëherësh komentatori politik, Faton Topalli ka treguar një ngjarje, gjatë kohës sa ushtronte pozitën e deputetit.
Ai ka treguar se si u kishte thënë në një vizitë të tij nxënësve, se nëse nuk mësoni do të përundoni duke u bërë deputetë.
“Gjatë kohës sa kam qenë deputet, ishin tri klasë me nxënës, dhe arsimtarët na ndaluan dhe i pyetën nxënësit se a po na njihnin.
Në fund unë iu thash: Shikoni nxënës, mësoni, sepse nëse nuk mësoni, nuk bëheni nxënës të mirë, do të përfundoni si deputetë. S’ka nevojë me marrë një shembull të keq.
Dimal Basha është emigrant nga Shqipëria, ata janë larguar nga regjimi i Enver Hoxhës, Dimali ka lindur dhe ka jetuar këtu. Nuk kisha dashtë me fol për te. Sa kam qenë në VV, ai ka qenë kundërshtar i LVV-së”, tha Topalli.