​Nuk deklarohet askush pas mbledhjes së Kryesisë

Aktuale

​Nuk deklarohet askush pas mbledhjes së Kryesisë

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 11:55
Kryesia e Kuvendit

Nuk ka pasur deklarime për mbledhjes së Kryesisë të Kuvendit.

Në këtë mbledhje dy projektligje janë proceduar për mendim në qeveri, një për pensionet e zyrtarëve policorë dhe ai për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për fondet pensionale të Kosovës.

Kryesia procedoi për mendim në qeveri Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, si dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin nr. 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116.

Në komunikatën për media bëhet e ditur se në këtë mbledhje Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat