Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka reaguar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Shqipëri.
Në një postim në Facebook, kjo familje ka kërkuar nga organet e sigurisë që sa më shpejt të zbulohet se kush qëndron prapa planifikimit të atentatit ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe figurave tjera politike e ushtarake, përcjell Bota sot.
Sipas tyre, atentati ndaj kryeministrit u shkon për shtati vetëm armiqve të Kosovës.
Reagimi i plotë në Facebook:
-Hakerët iranianë paskan qenë ulur këmbëkryq brenda qeverisë së Edi Ramës teksa Edi merret me çështje "gjithë nacionale"
-Kjo është shoqëria që ka krijuar kryministri i Shqipërisë Edi Rama.
-Planifikimi i atetatit ndaj Kryeministrit Kurti dhe figurave tjera politike e ushtarake të Kosovës u shkon për shtati vetëm armiqve të Kosovës.
-Organet e sigurisë duhet sa më shpejt të trajtojnë seriozisht këto raste kriminale dhe të hedhin dritë se kush qëndron prapa tyre.