Prindërit në protestë, kërkojnë hapjen e kopshteve

Aktuale

Prindërit në protestë, kërkojnë hapjen e kopshteve

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 12:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Këshilli i Prindërve i Institucionit Parashkollor “Gëzimi Ynë" në Prishtinë po mban protestë me të vetmen kërkesë për ndërprerjen e grevës.

"Rrofshin gjyshërit", "Hapni çerdhet", "Gjeni zgjidhje, fëmijët nuk kanë faj", janë disa nga mbishkrimet që po mbajnë në duar prindërit.

Me dhjetëra protestues po qëndrojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Ata po vazhdojnë ecjen drejt SBAShK-ut.

Kujtojmë se nga data 15 e muajit të kaluar ka nisur greva e shpallur nga Bashkimi i Sindikata të Pavarura të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat