Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se kërkesa e SBASHK-ut që mësuesve t`u ndahen nga 100 euro në muaj derisa të miratohet ligji i pagave nuk paraqet asnjë problem për buxhetin e shtetit.
Me këtë rast, si ka llogaritur pjesën e pagës 100 euro dhe e ka ndarë me numrin e mësimdhënësve.
Postimi i plotë:
SBASHK-u e ka vetëm një kërkesë që ka implikime financaire: 100 euro në muaj deri në miratimin e “Ligjit të Pagave”.
Në arsimin parauniversitar janë të punësur 28,834 persona:
• 23,033 mësimdhënës parauniversitar,
• 3,276 personel ndihmës,
• 919 personel edukativ në çerdhe,
• 1,606 staf adminsitrativ.
Rrjedhimisht:
28,834 të punësuar x 100 Euro në muaj = 2.9 mil Euro në muaj.
Asnjë problem në buxhetin e shtetit nuk shkaktohet nga plotësimi i kësaj kërkese. Bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë, rreth 600 mil euro në korrik, për shkak të: (1) mosrealizimit të projekteve kapitale dhe (2) rritjes së të hyrave tatimore nga inflacioni i lartë.
Për më tepër, Qeveria ka ndarë rreth 6 milionë euro për të paguar punëtorët e larguar nga puna në Telekomin e Kosovës.