Pacolli për planin e atentatit ndaj Kurtit: Është një konspiracion

Aktuale

Pacolli për planin e atentatit ndaj Kurtit: Është një konspiracion

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 17:24
Behgjet Pacolli

Ish-presidenti i Kosovës, Behfjet Pacolli mendon se nuk është planifikuar një atentat ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe e ka cilësuar këtë një konspiracion.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Pacolli u shpreh se personi i cili është akuzuar se do të kryente atentatin, nuk është nga ata të cilët janë të aftë për të kryer diçka të tillë.

“Unë sigurisht, me hidhërim e kam marrë këtë lajm, por mbrëmë është shëndoshur zemra ime, për arsye e kam parë intervistën e atij që është akuzuar për atentatin, kam parë fytyrën e tij, ai njeri nuk është njeri i atentateve.

Unë personalisht nuk besoj se ai njeri as do ketë planifikuar apo folur me dikë që do bëjë ndonjë atentat. Është një konsipracion. Viktimë e konspiracioneve të këtij lloji kam qenë edhe unë disa herë. Mendim im, nuk ka pasur atentat, është një konspiracion”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat