Ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Durim Berisha ka reaguar për rastin e sotëm në QKUK, ku dyshohet se një infermiere mori foshnjën e gjallë për ta dërguar në kujdesin neonatal dhe rrugës e takon prindin e foshnjës së vdekur.
Atij i tha se kjo është foshnja juaj dhe ka lindur mirë.
Këtu Berisha kujtoi rastin kur para disa vitesh atij i kishte vdekur vajza, në po të njëjtin spital. Madje, ai thotë se mori vesh për vdekjen e së bijës vetëm në momentin kur infermierja e kishte pyetur se çka do të bënte me kufomën.
Veç kësaj, ai tregoi se kur Albin Kurti e kishte pyetur se pse po pranon që të punojë pa para, ai kishte thënë vetëm për të ndihmuar në përmirësim të gjendjes, në mënyrë që prindërit e tjerë mos ta përjetojnë atë që përjetoi ai.
Më poshtë postimi i plotë:
Ton diten nuk po me heket prej mendjes rasti i sotem ne Kliniken e Gjinekologjise ne QKUK.
Kjo klinike eshte pasqyrim i çnjerezillekut. Eshte shkaku pse une kom vendos me jetu ne Gjermani.
Stafi aty, me perjashtim te 2-3 doktoreve ne repartin e neonatologjise jane çkado, perpos staf mjekesor ose me thone perpos njerez.
Me 11 janar 2018 ne oren 15:00 me paten kerkuar te blej disa medikamente per trajtimin e Mjaltës, ndersa ne oren 16:30 me thirren familja dhe me treguan se ajo kishte nderruar jete ne oren 13:00 e stafi nuk na kishin treguar. Se Mjalta ka nderruar jete e kemi kuptuar vetem kur nje infermiere ka pyetur "çka po doni me bo me kufomen?".
Kur me pat pyetur Albin Kurti me 21 shkurt 2020, se pse po pranoj te punoj pa pagese, i pata thane qe eshte ma e pakta çka muj me bo qe asnje prind mos me perjetu ate qe kom perjetu une dhe bashkeshortja ime. Sot kur shendetesia eshte ne kollaps, ish-shefi im qe para nje viti me folke "sikur vellaut te vogel" e toleron nje turist ne krye te ketij dikasteri.