Mulliqi: Si përfundimi i ish-Jugosllavisë, Serbisë, e njejta gjë e pret Putinin

Aktuale

Mulliqi: Si përfundimi i ish-Jugosllavisë, Serbisë, e njejta gjë e pret Putinin

Nga: A.SH Më: 22 shtator 2022 Në ora: 20:42
Vladimir Putin

Analsiti Skënder Mulliqi ka thënë se diktatori Putin nuk mund ta fitojë këtë luftë sikurse krimineli i luftës Sllobodan Millosheviqi, në vitet e 90-ta, dhe dihet si ka përfunduar.

Postimi në Facebook:

Presidenti i Rusisë, Valadimir Putin, ka dhënë urdhër për mobilizim, si dhe për mbajtje të referendumit në territoret seperatiste në Ukranë. Nga njohësit e zhvillimeve ushtarake kjo po komentohet se Putin më në fund ka pranuar që Rusia ka pësuar humbje në operacionet ushtarake dhe në operacionet pushtuese. Në këto akte të turpshme të luftës, Putinit iu ka “hargjuar” ushtria e rregulltë për ta mbajtur frontin e luftës. Para se gjithash Putin po tregon se jetërat njerëzore për të, janë absolutisht të pavlefshme. E sulmojë Ukrainën me armatimin më të sofistikuar, dhe po përjeton humbje radhazi. Edhe në planin e brendshëm politik seriozisht po i luhatet karriga. Edhe dikur Bashkimi Sovjetik kishte shpallur mobilizim, e në fund e kishte humbur luftën me Afganistanin. As diktatori Putin nuk ka mundësi ta fiton këtë luftë. Edhe krimineli i luftës Sllobodan Millosheviqi, në vitet e 90-ta, të shekullit të kaluar kishte shpallur gjendje mobilizuese. Dhe, dihet si ka përfunduar ish-Jugosllavia, pastaj Serbia, dhe se si kishte përfunduar vet Millosheviqi. Kjo po e pret edhe Putinin, me kusht nëse jeton..!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat