Nëse zgjedhjet mbahen tani, a do të garojë e vetme apo në koalicion NISMA? Flet Fatmir Limaj

Aktuale

Nëse zgjedhjet mbahen tani, a do të garojë e vetme apo në koalicion NISMA? Flet Fatmir Limaj

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 20:51
Fatmir Limaj

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka folur për një situatë që do të mund të ndodhte nëse në Kosovë do të mbaheshin zgjedhjet, si do ta gjente partinë e tij në këtë kohë.

Ai ka thënë se është më shumë ithar i bashkëpunimeve se sa i idesë që të garojë vetëm.

“Unë besoj që është herët me fol për këto tema, në çfarë do kohe, partitë politike janë këtu e janë të gatshme për zgjedhje, unë gjithëmonë kam qenë ithtar i blloqeve. Unë jam ithtar i bashkëbisedimeve e bashkëpunimit, i debatit e i diskutimeve. Ka pasur raste kur opozita ka qenë e bashkuar, si rasti i jonë me VV-në e AAK-në”, ka deklaruar ai.

Limaj është shprehur i shqetësuar se si Kosova i qaset temave të mëdha.

“Mënyra se si po i trajtojm temat e mëdha len shumë për të dëshiruar, e ka vend për shqetësime. Mënyra sipërfaqësore që trajtohen këto tema, të bën me u fikësu, por duhet të formohet një elitë politike. Narracioni që kemi ndërtuar, është injektuar pa fund energji negative në këtë vend, më vështirësi del një lajm i mirë, më vështirësi del një storie suksesi”, ka shtuar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat