Ky është personi që dyshohet se e ndoqi dhe kërcënoi me kallash pronarin e “Zone Club”

Aktuale

Ky është personi që dyshohet se e ndoqi dhe kërcënoi me kallash pronarin e “Zone Club”

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 22:47
Dekorim Sahiti

Më parë u raportuar për incidentin në të cilin u përfshi njëri nga pronarët e klubit të natës ‘Zone’ dhe disa lokaleve tjera të gastronomisë në vend.

Dekorim Sahiti është përballur me kërcënime serioze nga një person i cili dyshohet se e ndoqi dhe e kërcënoi me kallashnikov, pas një zënke në komunikacion.

Sinjali duke u thirrur në burime raporton se se personi që u arrestua nën dyshimet për kanosje ndaj Sahitit, është Bashkim Gashi, 30-vjeçar.

Gashi dyshohet se ditë më parë i është vënë mbrapa me veturën e tij duke e ndjekur deri në parkingun e ‘Hib Petrol’ në Çagllavicë, ku edhe e kishte nxjerrë armën e llojit kallashnikov dhe e kishte kërcënuar Sahitin.

Ky i fundit u detyrua që rastin ta denoncojë në organet e rendit.

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe me urdhër të Gjykatës, kanë kryer bastisje në shtëpinë e të Gashit, mirëpo nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë.

Si pasojë e përsëritjes së veprës, i dyshuari dje është ftuar sërish për intervistim, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat