Fatmir Limaj – Lideri i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se është i gatshëm të diskutojë me Kryeministrin e Kosovës, Alblin Kurti për dialogun.
Limaj megjithatë, ka thënë se po shihet që Kurti nuk ka nevojë për të tjerët.
“Unë jam këtu t’i shërbej vendit tim, dhe kryeministrit tim për këtë temë (dialogut) nëse i duhet ndonjëherë najsen.
Nëse i vyej ose si duhet, jam këtu, por po e shoh që s’po ka nevojë për të tjerët”, ka thënë ai.