Akuzat për pazare – Hajdari: Logjika s’e rrokë me pasë marrëveshje për një pozitë që ma garanton ligji

Aktuale

Akuzat për pazare – Hajdari: Logjika s’e rrokë me pasë marrëveshje për një pozitë që ma garanton ligji

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 01:03
Osman Hajdari

Osman Hajdari – ish drejtor komunal në Prizren, ka mohuar përmbajtjen e audio-incizimit se është marrë vesh me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, që të kthehet në pozitën e Auditorit të Brendshëm. 

Hajdari ka thënë se nuk ka pasë bisedë me askënd, por i ka ndjekë rrugët ligjore. 

“Në përmbajtjen e audio-incizimit, që lakohet emri im gjoja se kam bërë marrëveshje me z Totaj, për t’u bërë auditor i brendshëm në Komunën e Prizrenit. Kjo thjesht nuk është e vërtetë, është e pasaktë.

Këtë pozitë e kam pasë të pezulluar pasi që jam shërbyes civil, e kam fituar mandatin me LVV-në, dhe pas një kohe kam bë kërkesë për t’u kthyer në pozitën që ma garanton ligji, kështu që as logjika nuk e rrokë për të pasë marrëveshje për një pozitë që e kam themelu në vitin 2009″, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat