Përplasje mes deputetëve të VV-së, Rrahmani lëshon mbledhjen e Komisionit - propozim i ri për grevën

Aktuale

Përplasje mes deputetëve të VV-së, Rrahmani lëshon mbledhjen e Komisionit - propozim i ri për grevën

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 08:23 Përditësuar në ora: 11:41 më 23.09.2022
SBAShK-u përballet me ministrat, mungon Rrahman Jasharaj

Jasharaj s’shkon në Komision te Nagavci e Murati! A është arsye Basha?

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, nuk është duke marrë pjesë në raportimin e ministres Nagavci dhe ministrit Murati në Komisionin për Arsim.

Nuk dihet se cilat janë arsye që Jasharaj s’po merr pjesë derisa ditëve të fundit vetë Jasharaj ka pasur ankesa për gjendjen e tij shëndetësore.

Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Arsim, Jasharaj ka pasur një përplasje me deputetin Dimal Basha, i cili kishte shkuar aty vetëm si deputet dhe nuk ishte pjesë e Komisionit.

Aktualisht nga BSPK dhe SBASHK-u po marrin pjesë kolegët e Rrahman Jashrajt që e përbëjnë Këshillin Grevist.

Jasharaj sot përballet me Muratin e Nagavcin në Komisionin Parlamentar për Arsim

Kryesindikalisti i Arsimit, Rrahman Jasharaj, sot do të jetë përballë ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, në Komisionin Parlamentar për Arsim.

Komisioni fillon mbledhjen nga ora 11:00.

Temë diskutimi mes tyre do të jetë greva e mësimdhënësve e nisur afër një muaji më parë dhe për të cilën ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje në mes të Qeverisë dhe Sindikatës së Arsimit.

Në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës pati debat mbi këtë çështje mes pozitës dhe opozitës. Derisa pozita këmbëngul në qëndrimin e saj, opozita kritikoi për mungesën e një marrëveshje që hap dyert e shkollave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat