Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti janë absolutisht në një mendje që Serbia jo vetëm duhet ta njohë Kosovën, por edhe duhet t’i kërkojë falje.
“Unë mendoj se njohja dhe kërkimi i faljes janë fundi i një procesi. Nuk fillon procesi me njohje dhe me kërkimin e faljes”, shtoi Rama.
“Kemi realisht një komunikim shumë të ëmbël, shumë miqësor. Komunikim i ëmbël do të thotë se flasim jashtëzakonisht shumë për tema të ndryshme, përballim opinione lidhur me filozofitë jo të njëjta politike. Komunikimi është realisht i ëmbël, vëllazëror, miqësor. Është ashtu si duhet të jetë, një raport shumë civil dhe miqësor. Nuk jemi të detyruar të biem dakord për të gjitha. Nuk jemi dakord për qasjen ndaj Serbisë, për mënyrën se si duhet të shkojmë te njohja dhe kërkimi i faljes, nuk jemi dakord për ‘Ballkanin e hapur’, por këto nuk na pengojnë të jemi dakord për shumëçka tjetër”, tha Rama.
Për këtë deklaratë në lidhje me njohjen e Serbisë dhe kërkim faljen, ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Ai përmes një postimi në facebook, kryeministrin shqiptar e quan ‘i biri i k***’.
Sipas Miftarit, Rama së bashku me Vuçiqin punojnë ditë e natë kundër Kosovës.
Postimi i plotë:
Edi Rama: Serbia ta njohë Kosovën dhe t’i kërkojë falje!
----------
Far demagogu, i biri i k***, ditë e natë komploton dhe punon kundër shtetit të Kosovës bashkë me Vuçiqin, knej tenton të na hedh pluhur syve!
Nuk po shiten më patriotat me bateria o Edi Vuçiqi!