Zemaj: Qeveria po mashtron për Ligjin e Pagave, tregon koeficientet por nuk deklaron vlerën e tyre

Aktuale

Zemaj: Qeveria po mashtron për Ligjin e Pagave, tregon koeficientet por nuk deklaron vlerën e tyre

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 21:27
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka folur për grevën në arsim, ku tha se do të kishte dashur që të mos ketë greva fare dhe fëmijët ta vijojnë mësimin e rregullt.

Zemaj ka thënë se mësimdhënësit duhet ta kenë atë shtesën e dinjitetshme deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

Unë kisha dëshiruar që të mos ketë greva fare që fëmijët ta vijojnë mësimin e rregullt, që mësimdhënësit ta kenë atë shtesën e dinjitetshme deri në miratimin e ligjit të ri të pagave”, ka deklaruar ai.

Po ashtu, Zemaj thotë se Qeveria nuk mund t’i mashtrojë mësimdhënësit se do të vij Ligji i Pagave e të deklarojë koeficientet, por në anën tjetër nuk e thotë cila është vlera e koeficientit. Sipas tij, ky është mashtrim optik.

“Por edhe ata dëshirojnë një premtim i cili është serioz por mbi të gjitha që është garanci, nuk mundesh t’i mashtrosh se do të vijë ligji i pagave, me qit atje nëpër tema e debate që këta janë koeficientet dhe në anën tjetër nuk e deklaron cila është vlera e koeficientit. Prapë ky është një lloj mashtrimi optik që pretendohet të gjuhet në shoqërinë”, theksoi ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat